• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Carlos Ruiz Zafon

Shkrimtari spanjoll, Karlos (Carlos) Ruiz Zafon e ngriti letërsinë e vendit të tij në një tjetër nivel. Nëpërmjet librave sa real, aq edhe fantastik, Zafon krijon një efekt të magjishëm letrar: mbajtjen pezull të kureshtjes së lexuesit.

Misteri që mbulon librat si “Hija e Erës”, “Loja e Engjëllit” apo “Marina”, është sa i errët në dukje, aq edhe njerëzor në thellësi. Personazhet e tij gjithnjë kureshtar takohen me aventurat në një pikë të pashmangshme dhe të parezistueshme të dëshirës për t`i zgjidhur.

Filtrat aktiv

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000992

Botuesi: Dituria

Hija e erës, Carlos Ruiz Zafon

Jeta e Danielit, djalë i një librari, do ndryshojë pas vizitës që do bëjë me të atin në varrezën e Librave të Harruar. Nga ky çast, ngjarjet e mistershme të së kaluarës do të pasqyrohen në të tashmen.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.

Çmimi 13,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.

Çmimi 16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Qyteti i Avullit, Carlos Ruiz Zafon

Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t’i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje