Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1,118 kg

Çmimi

Çmimi

  • 600 Lekë - 3 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Naimi
  • Marka: UET Press

Botuesi: Naimi

Elemente të mendësisë shqiptare në frazeologji, Teuta Toska

Njësitë frazeologjike, në mungesë të dokumenteve të hershme të kulturës së shqipes, vlerësohen prej nesh si një letërsi e hershme, duke u formësuar në nivelin e formës së shprehjes (sipas termit të përdorur nga L.Hjelmslev) pothuajse nga po ato përftesa që e karakterizojnë letërsinë popullore.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Rruga e mundimshme e shkollës shqipe, Valbona Nathanaili

Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Antropologjia etnike e shqiptarëve, Aleksander Dhima

Synimi i kësaj monografie është analiza e materialit të deritanishëm mbi antropologjinë etnike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me përdorimin e metodave bashkëkohore: historiko – shoqërore (vjetërsia e vendbanimeve, institucionet politike që kanë siguruar ekuilibrin social në kohë dhe hapësorë).
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Europë, ik eja, Majlinda Bregu

Ndihem krenare që jam mike me Majlindën dhe jam e bindur që libri i saj, i shkruar mes ironisë dhe vetironisë, do të jetë ngacmues për idetë që hedh, se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur më shpejt për në Europë, por edhe një analizë se si Europa duhet të gjejë ide të reja për ta mbajtur gjallë interesin e qytetarëve pro zgjerimit.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Mitet e historiografisë arbëreshe, Matteo Mandala

Libri "Mundus vult decipi" i dijetarit arbëresh Matteo Mandalà është një libër që "u tregon vendin" pothuajse të gjitha miteve me origjinë arbëreshe me të cilat është përkundur ndër shekuj shoqëria arbëreshe, veçan në shekujt XVIII e XIX.
1 500 Lekë
More
Në gjendje