"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.
BERK, në thelb një shtëpi botuese e pavarur, është mirëfilli edhe një librari e specializuar dhe co-working space, që grish gjithkënd të përjetojë ciklin e plotë të një libri.
BERK është një formë gjuhësore arkaike e shqipes, që shenjon librin, gjurmët tashmë të humbura të së cilës dalin në dritë tek “Gjurmime mbi veprën e D. Gj. Buzukut” nga Dom Nikollë Gazulli (Hylli i Dritës 1924). Zgjedhja e kësaj emërtese mëton të dëshmojë karakterin e këtij enti libror, i cili synon alkiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare me kritikën dinamike të përbotshme. E njëjta dikotomi frymëzon edhe formatet tona botuese, kështu që librat e BERK do të gjenden si në print ashtu edhe në botime elektronike online. (Për të shkuar tek LIBRI ELEKTRONIK kliko këtu)
Synimi dhe përgjegjësia jonë kryesore është rrokja e një horizonti sa më të gjerë pikëpamjesh si dhe cilësia e brendisë dhe e formës. Vëmendja kryesore e entit BERK përqëndrohet më së shumti tek shqipërimi i veprave jo-letrare të një game të gjerë fushash, sikundër gjuhësi, histori, arkitekturë, filozofi e disiplina të tjera, gjithë me dashjen që ky ent të luajë rol të rëndësishëm në formimin dhe zdritjen e disa temave kryesore aktuale.
Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.
Studimi i Lucia Nadin është bazuar në dorëshkrimin e bibliotekës “Marciana” në Venecia, ms. It. VII, 737 (=8666), përgatitur në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Botim anastik. Parath. Ardian Ndreca.
Lexuesi njihet në këtë monografi me Mjeshtër Dhanilin, mësuesin voskopojar arumun të fillimshekullit të XIX dhe produktin e tij letrar-didaktik në katër gjuhë të ndryshme ballkanike.
Pa mëtuar të paraqesë një histori të plotë të arbërve, autori përqendrohet në aspekte të ndryshme të organizimit shoqëror dhe politik, të ligjeve, ekonomisë, traditave, dokeve si dhe të marrëdhënieve me qytetet-republika dhe sundimtarët e ndryshëm të asaj periudhe. Kjo vepër tashmë ka hyrë në fondin klasik të studimeve arbërore, ajo i paraqitet studiuesve...
Historia e Korçës nuk ka vlerë në vetvete dhe të kufizuar për një qytet. Ajo merr vlera përgjithësuese për një periudhë shumë të rëndësishme të historisë së urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare në veçanti dhe asaj ballkanike në përgjithësi.
Romani "Jetë shkodrane" (1965) është nji tablo unike e jetës së qytetit verior në kapërcyellin e shekujve XIX-XX. Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit...
Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...
Poezia e formuluar nga Ervina është krejt autentike, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave dhe mbresave të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës dhe në kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit.
Kjo përmbledhje e bukur bën bashkë katër tregimet origjinale të autores së njohur Beatrix Potter, që ndjekin lepurin e vogël mistrec në gjithfarë aventurash nëpër kopshtet e të tmerrshmit MekGregor, a në kthetrat e Tom Vjedullës.