"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë.
Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i...
Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës.
Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.
Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...
Historiani i lashtësisë romake Tit Livi vjen me këtë libërth mbi fillesat e Luftës së Dytë Punike dhe kapërcimin legjendar të Alpeve nga ushtria e Hanibalit. Kjo është hera e parë që Livi vjen në gjuhën shqipe.