Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Je duke parë 13 - 24 nga 119 artikull(j)
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Diskriminimi dhe ndarja mes fetares dhe politikes, sipas Cavanaugh, është një ndër armët më të fuqishme në duart e shteteve moderne.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Të shkruara kryesisht në fillimvitet 1990, këto shkrime dallohen për thellësinë dhe qartësinë e mendimit kritik të Castoriadis-i...
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Të tëra ngjarjet dhe aktorët vendimtarë historikë janë parë ndryshe nga historiografia nacional-komuniste, që ende sundon në ligjërimin tonë publik për historinë e kësaj periudhe.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Ajo që bie nuk është vetëm jeta shoqërore e një vendi, por, ende më keq, është botëkuptimi hegjemon sipas të cilit kjo jetë është ngritur.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Vepra përbëhet nga një sërë esesh të shkruara në vitet 1903-1923, dhe përbëhet njëkohësisht nga një hyrje në metafizikë, një autobiografi filozofike e autorit dhe një kritikë tërësore të filozofisë.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Ky vëllim përmbledh të gjitha tregimet e shkruara nga Borges-i, një ndër trashëgimitë më ndikuese dhe më të jashtëzakonshme të letërsisë perëndimore. Universi borhesian, plot me pasqyra, labirinte, tigra, biblioteka, gauçot dhe maska, është një ndër peizazhet themelore të shekullit të XX.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj...