Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Je duke parë 85 - 96 nga 120 artikull(j)
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Ndarja më madhore e shoqërisë, ajo që themelon dhe kushtëzon gjithë të tjerat, përfshi pa dyshim edhe ndarjen e punës, është shpërndarja e re vertikale mes bazës dhe majës, është prerja politike mes atyre që zotërojnë forcën, luftarake a fetare qoftë, dhe atyre që i nënshtrohen asaj.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon...
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Tek kritika e ekzistencializmit gjejmë tashmë të gjithë kritikën që Gombroëicz derdh në periudhën e fundit të jetës së vet, mbi lëvrimin e filozofisë tradicionale: sipas tij, filozofia nuk mund të jetë diçka e gjallë dhe njëkohësisht të shpjegojë jetën.
5,21
Artikujt e fundit në gjendje
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Libri merr formën e një rikujtese të Huxley nga një udhëtim me meskalinë që ndodhi gjatë një pasdrekeje në maj 1953.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
• Tuneli• Mbi heronjtë dhe varret• Abadoni, engjëlli i skëterrës
Referenca:
SKU000928
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Romani "Thertorja Pesë", i autorit amerikan Kurt Vonegut, e thënë varfër, na rrëfen historinë e Bill Pelegrinit. Historia nis nga pjesa e fundit e Luftës së Dytë Botërore, ku Pelegrini zihet rob diku midis Luksemburgut dhe Gjermanisë.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, "Kombi dhe nacionalizmi", përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme...