Lista e librave të botuesit Pika pa Siperfaqe
'Pika pa sipërfaqe' është një botues i pavarur, i konceptuar si projekt social, jofitimprurës dhe i themeluar në nëntor 2009, në Tiranë. Qëllimi ynë kryesor është botimi i veprave më të rëndësishme të letërsisë (prozë e poezi), kritikës, filozofisë dhe historisë, me vëmendje të veçantë për autorë e vepra themelore në fushat përkatëse.
Je duke parë 37 - 48 nga 119 artikull(j)
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Ndryshimi i vendbanimit nuk do të thotë ndryshim i menjëhershëm kulturor dhe shkëputje e prerë me të shkuarën. Ky studim synon të krahasojë dhe analizojë përvijimin ose jo të lidhjeve farefisnore të banorëve të ardhur. Kamza gjatë këtyre 27 viteve u popullua kryesisht me banorë të zonave veriore dhe verilindore, por duhet thënë se ky vendbanim mban bashkë...
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Taoistët rrëfejnë se në fillimin e madh të JoFillimit, Fryma dhe Materia u përballën në një dyluftim vdekjeprurës. Në fund, Perandori i Verdhë, Dielli i Qiellit, ngadhënjeu ndaj Zhu Rongut, demonit të territ dhe tokës. Në grahmën e tij të fundit, ky titan e përplasi kokën te qemeri diellor, duke e thërrmuar kubenë kaltëroshe prej nefriti. Yjet humbën...
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Autori shkruan për një varietet temash, që nga historiku i shtypit në Shkodër, te kritika ndaj hegjemonisë kulturore të elitës postkomuniste shqiptare, te recensione për vepra letrare të botuara gjatë këtyre viteve.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i...
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
"Jetë imagjinare" përmban njëzet e dy portrete mito-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit, e historisë së artit dhe nga ajo e krimit. Prej kësaj galerie të mbushur me lloj-lloj personazhesh -- nga gjysmëzotat, magjistarët, zjarrvënësit, figura të shquara të antikitetit, te poeti Cecco Angiolieri apo piktori Paolo Uccello, duke u mbyllur me piratët...
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me "Gravurat", që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
"Në parantezë", ese, shkrime, intervista të shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolaño (përkthyer prej origjinalit nga Bashkim Shehu). Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Nuk kam heshtur për asnjë gjë të keqe, nuk kam shtuar asgje të mire dhe nëse më ka ndodhur të përdor ndonjë zbukurim që nuk ngre shume peshë, këtë e kam bërë vetëm për të mbushur një zbrazëti të rastit, të shkaktuar nga harresa; mund ta kem quajtur të vërtetë atë që e dija se ishte e tillë, asnjëherë atë që e dija se ishte e rreme.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar.
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)
Botuesi:
Pika pa Siperfaqe
Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.