• Banner

Libri i çajit, Okakura Kakuzo

Taoistët rrëfejnë se në fillimin e madh të JoFillimit, Fryma dhe Materia u përballën në një dyluftim vdekjeprurës. Në fund, Perandori i Verdhë, Dielli i Qiellit, ngadhënjeu ndaj Zhu Rongut, demonit të territ dhe tokës. Në grahmën e tij të fundit, ky titan e përplasi kokën te qemeri diellor, duke e thërrmuar kubenë kaltëroshe prej nefriti. Yjet humbën foletë e tyre, hëna u end kuturu nëpër humnerat e shkreta të natës.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i çajit

Origjinali: The Book of Tea

Gjinia: Ese

Autori: Okakura Kakuzo

Shqipëroi: Ervin Qafmolla

Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe

Viti: 2021

Fq. 102

Pesha: 0.076 kg

ISBN: 978-9928-185-90-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga libri

Charles Lamb-i, një ithtar i deklaruar i çajit, ka rrokur thelbin e çajizmit kur shkroi se kënaqësia më e madhe që njihte ishte bërja e një vepre të mirë tinëzisht, që më pas do të dilte në dritë rastësisht. Sepse çajizmi është arti i fshehjes së bukurisë ashtu që të mund ta zbuloni rastësisht, i sugjerimit të asaj që nuk guxoni ta shfaqni. Është sekreti fisnik i të qeshurit me veten, qetë por plotësisht, ndaj është, pra, vetë humori: buzëqeshja e filozofisë. Në këtë kuptim, të gjithë komediografët e vërtetë mund të quhen filozofë të çajit: Thackeray, për shembull, dhe, sigurisht, Shekspiri. Poetët e dekadencës (dhe kur s’ka qenë bota ndonjëherë në dekadencë?), në protestat e tyre kundër materializmit, në një farë mase, kanë elur gjithashtu udhën për çajizmin. Në ditët e sotme, mbase Perëndimi dhe Lindja mund të gjejnë një ngushëllim të ndërsjellë në soditjen tonë të ndrojtur të së Papërsosurës.

Taoistët rrëfejnë se në fillimin e madh të JoFillimit, Fryma dhe Materia u përballën në një dyluftim vdekjeprurës. Në fund, Perandori i Verdhë, Dielli i Qiellit, ngadhënjeu ndaj Zhu Rongut, demonit të territ dhe tokës. Në grahmën e tij të fundit, ky titan e përplasi kokën te qemeri diellor, duke e thërrmuar kubenë kaltëroshe prej nefriti. Yjet humbën foletë e tyre, hëna u end kuturu nëpër humnerat e shkreta të natës. I dëshpëruar, Perandori i Verdhë kërkoi gjerë e gjatë për ndreqësin e Qiejve. Kërkimi nuk i nuk shkoi kot. Nga deti i Lindjes buthtoi një mbretëreshë, Nyvaja e shenjtë, brikurorë dhe bishtdragua, shkëlqimtare në parzmoren e saj prej zjarri. Ajo lentoi ylberin pesëngjyrësh në kazanin e saj magjik dhe arnoi qiellin kinez. Por thuhet se Nyvaja harroi të mbushë dy plasa të imëta në kupën qiellore. Kështu filloi dualizmi i dashurisë: dy shpirtra që vërtiten në hapësirë, pa gjetur kurrë prehje, gjersa kur të bashkohen për të plotësuar universin. Çdokush duhet ta ndërtojë nga e para qiellin e vet të shpresës dhe paqes. Qielli i njerëzimit modern përnjëmend është copëtuar në përleshjen titanike për pasuri dhe pushtet. Bota po zvarritet këmbadoras në errësirën e kultit të unit dhe harbutërisë. Dija po blihet përmes një ndërgjegjeje të keqe, bujaria po praktikohet për hir të leverdisë. Lindja dhe Perëndimi, si dy dragonj të flakur në një det tallazesh, më kot përpiqen të rifitojnë xhevahirin e jetës. Na duhet sërish një Nyvaja për të meremetuar rrënimin e madh; presim Avatarin e madh. Ndërkohë, le të pijmë nga një gllënjkë çaj. Kuqëlimi i pasdites po shndrit bambutë, shatërvanët gurgullojnë me ëndje, shushurima e pishave dëgjohet në çajnikun tonë. Le të ëndërrojmë për shuarjen, dhe të eglendisemi në marrëzinë e bukur të gjërave.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185907
ean13
9789928185907
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Jezabel, Irene Nemirovsky

Në bankën e të akuzuarve hyn një grua. Është ende mjaft e bukur, ndonëse jo më e re në moshë. Akuzohet për vrasjen e një djaloshi njëzet vjeçar, të cilin mendohet ta ketë pasur të dashur.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000427

Botuesi: Koha Ditore

Dashnori, Margerit Dyras

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Valët, Virginia Woolf

Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks”. Është një libër sui generis, jo vetëm për  krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000191

Botuesi: Ideart

Rrefimet e Zotit te Mire, Rainer Maria Rilke

Rilkja nuk lëshonte kurrë nga dora diçka po të mos ishte plotësisht e përkryer. Mijëra njerëz mund t'i kenë kaluar fare pranë atij djali të ri me mustaqe të verdha që i vareshin paksa ashtu melankonike, me fytyrë disi sllave e pa ndonjë tipar të veçantë, dhe të mos u ketë shkuar mendja fare se ai ishte poet, madje njëri prej më të mëdhenjve të shekullit...

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)