Lista e librave të botuesit Fan Noli
Botime nga shtepia botuese Fan Noli
Je duke parë 217 - 228 nga 236 artikull(j)
Botuesi:
Fan Noli
Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoftë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thënies: "Mu bë në ëndërr sikur...".
Botuesi:
Fan Noli
Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.
Botuesi:
Fan Noli
Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.
Botuesi:
Fan Noli
Alfred Adler ishte mjek austriak, psikolog dhe themelues i shkollës individuale të psikologjisë. Në bashkëpunim me Sigmund Frojdin dhe një grup të vogël nga kolegët e Frojdit, Adler ishte në mesin e bashkëthemeluesit të lëvizjes psikanalitike si një anëtar kryesor i Shoqërisë Psikanalitike në Vjenë.
Botuesi:
Fan Noli
Shumica e njerëzve krenohet se zotërojnë në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyheshin nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e tyre në këtë fushë, duke propozuar që njohuritë e tyre të verifikohen në praktikë.
Botuesi:
Fan Noli
Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.
Botuesi:
Fan Noli
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Botuesi:
Fan Noli
Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
Referenca:
2128
Botuesi:
Fan Noli
Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.
Botuesi:
Fan Noli
Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë.
Botuesi:
Fan Noli
Në Gadishullin Ballkanik ekziston një popull, i cili nuk ka jetuar për veten e tij, por roli i të cilit nëpërmjet shekujve ka qenë furnizimi pa pushim i kombeve fqinj me lëndë njerëzore