Lista e librave të botuesit Fan Noli
Botime nga shtepia botuese Fan Noli
Je duke parë 193 - 204 nga 234 artikull(j)
Botuesi:
Fan Noli
Sociologjia në ngjashmëri me historinë jep në fillim interpretimin "pragmatik" duke u bazuar në lidhjet racionale. Pikërisht kështu krijohet në ekonominë politike konstruksioni racional i "njeriut ekonomik".
Botuesi:
Fan Noli
Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra – tjetrës.
Botuesi:
Fan Noli
Me vlerësim duhet të kuptojmë (në të gjitha rastet përveç atyre ku shprehet qartë ose nënkuptohet diçka tjetër), vlerësimin praktik të një dukurie që mund të ndikohet nga veprimet tona, dukuri që meriton qortimin ose miratimin tonë.
Botuesi:
Fan Noli
Po pse atëherë të sulmohet Marksi? Pavarësisht nga meritat e tij, unë besoj se Marksi ishte një profet i rremë. Ai ishte një profet i zhvillimit të historisë, por profecia e tij nuk rezultoi e vërtetë, megjithatë kjo nuk është akuza kryesore.
Botuesi:
Fan Noli
Një shoqëri e mbyllur i ngjan një kopeje ose një fisi që është një njësi gjysmë organike, anëtarët e së cilës mbahen së bashku përmes lidhjeve gjysmë biologjike dhe familjare, duke ndarë me njëri – tjetrin përpjekjet e përbashkëta, gëzimin e përbashkët dhe hidhërimin e përbashkët.
Botuesi:
Fan Noli
Kajin e mbërtheu një shqetësim, papritmas ndjeu se teksa qëndronte ulur këtu, gjysmë – indiferent, minutat dhe sekondat e jetës së tij iknin pa kthim, ndërkohë diku mes tyre rridhte e heshtur rrëkeja e Kohës, enigmatike dhe e frikshme në rrëshqitjen e saj të pandalshme të tejdukshme, si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga plaga.
Botuesi:
Fan Noli
Thuamë që më do, duamë e thuama këtë. Kemi shumë gjëra për të arritur e këtë do ta përsëris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogël dhe e bukur që vrapon nëpër detin me ngjyrë të verës së errët, fluturo dhe eja tek unë. Era fëshfërin në gjethet e pemëve e më thotë se pikërisht koha e lashtë e yjeve na hodhi në krahët e njëri – tjetrit.
Botuesi:
Fan Noli
Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë.
Botuesi:
Fan Noli
Në romanin "Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur", Erich Maria Remarque ngrihet kundër idesë së "luftës totale". Në të ai zbulon barbarinë që shkakton ushtria gjermane, tashmë e verbuar plotësisht nga propaganda hitleriane, në frontin e Lindjes.
Botuesi:
Fan Noli
Në veshë i tingëlloi një këngë nga e kaluara, tablotë e dikurshme iu rishfaqën përpara syve dhe zëri që e desh me aq zjarr e që ish mpakur prej aq kohësh, iu bë sikur po këndonte sërish. Duke mos e zotëruar veten nga emocioni, Frici u afrua edhe më.
Botuesi:
Fan Noli
Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".
Botuesi:
Fan Noli
Do të ishte më mirë që shprehja "shkak i vetvetes" që lejon raportin shkak në vetvete – pasojë në vetvete të bëjë njëfarë progresi, të mos shpërdorohej. Mase do të ishte më mirë të thuhej thjesht: ndërgjegja ekziston nëpërmjet vetvetes.