• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Eleana Zhako

Janë 4 libra.

Je duke parë 1 - 4 nga 4 artikull(j)

Botuesi: Zenit Editions

Asketika, Nikos Kazanxaqis

Si brenda dy trikëndëshash barabrinjës të mbivendosur: Guxim, Qëndresë, Dyluftim. Arma mjet: dinamit kundër padijes, nënshtrimit, shkrehjes, lëshimit, bindjes së verbër, si dhe shpërfilljes ndaj epidemisë që shfaros kulturën, kudo ku simptoma shfaqet. Tipari themelor përmbajtësor: kundërvënia e të kundërtave, por: nën finalitetin për t’i bërë bashkë ato...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vdes siç vdes një vend, Dimitris Dimitriadis

"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore.

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje