• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Margaret Atwood (L.1939)

Kur Margaret Atwood ishte në të njëzetat, halla e saj ndau me familjen një legjendë mbi një paraardhëse të mundshme nga shekulli i shtatëmbëdhjetë: Mary Webster, fqinjët e së cilës, në qytezën puritane të Hadleit, Masaçusets, e akuzuan për shtrigë. "Fqinjët nuk e pëlqenin atë, kështu që sajuan historinë me shtrigë," tregoi Atwood më vonë. "Por për shkak se kjo ishte epoka para shpikjes së varjes me rrëzim, ajo nuk vdiq. Ajo mbeti e varur aty për të gjithë natën, dhe në mëngjes, kur ata erdhën për ta bërë trupin copash, ajo ishte ende gjallë."

Webster u njoh më vonë si Meri, e Gjysmë-Varura. Mbiemri i vajzërisë së gjyshes së Atwood ishte Webster dhe pema e saj familjare mund të ndiqet pas deri te John Webster, guvernatori i pestë të Konektikatit. "Të hënën, gjyshja ime mund të thoshte se Mary ishte paraardhësja jonë, të mërkurën më thoshte të kundërtën," tregoi Atwood më vonë. "Kështu që mund të zgjedhësh."

Kështu Atwood bëri gjetjen e saj: ajo zgjodhi këtë histori. Ajo shkroi fillimisht një poemë të gjallë përshkruese ku Meri e Gjysmë-Varura fliste në vetë të parë në formën e një të moshuare me mendje të pavarur që u shënjestrua nga fqinjët për shkak se "kishte sy blu dhe lëkurë të zeshkët... një fermë plot ferra nën emrin e saj, / dhe një dhe një ilaç të sigurt kundër lythave." Mbijetesa e zymtë e Webster e varur me litar shprehet në këtë mënyrë: "Shumica do të kenë një vdekje/ / Unë do të kem dy." Kjo përbën një lloj lirie perverse.

Më 1985, Atwood bëri Websterin personazh në romanin e saj më të njohur, "Rrëfenja e Shërbëtores", sjellë në shqip në vitin 2015 nga Engjëllushe Shqarri. Ky është një roman mbi një vizion distopik në të ardhmen e afërt, në të cilin, Shtetet e Bashkuara janë bërë një teokraci fondamentaliste dhe ku pak gra, fertiliteti i të cilave nuk është dëmtuar nga ndotja mjedisore, janë detyruar të lindin vazhdimisht.

Margaret Eleanor Atwood, e lindur më 18 nëntor 1939, është një poete shkrimtare, kritike letrare, eseiste, shpikëse, mësuese dhe aktiviste mjedisore nga Kanadaja. Ajo ka publikuar shtatëmbëdhjetë libra me poezi, gjashtëmbëdhjetë romane, dhjetë libra joartistikë, tetë përmbledhje me tregime, tetë libra për fëmijë dhe një roman grafik.

Vepra e Atwood përfshin një larmishmëri temash, përfshirë fuqinë e gjuhës, gjinisë dhe identitetit, religjionin dhe mitin, ndryshimet klimaterike dhe "politika e pushtetit."

Nga Atwood në gjuhën shqipe është edhe romani Vrasësi i Verbër, sjellë në shqip nga Agim Doksani në vitin 2017.

Filtrat aktiv

Orwell, Atwood, Projekti

Në këtë paketë ju ofrojmë librat 1984, George Orwell, Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia, autorë të ndryshëm dhe Rrëfenja e shërbëtores, Margaret Atwood. Librat kanë çmim kopertine prej 3400 lekë, mund t’i përfitoni për 2400 lekë.

Çmimi 28,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.

Çmimi 12,75 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

Freedom, Margaret Atwood

Can we ever be wholly free?In this book of breathtaking imaginary leaps that conjure dystopias and magical islands, Margaret Atwood holds a mirror up to our own world. The reflection we are faced with, of men and women in prisons literal and metaphorical, is frightening, but it is also a call to arms to speak and to act to preserve our freedom while we...

Çmimi 4,76 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Vintage

The Handmaid’s Tale, Margaret Atwood

Offred is a Handmaid in The Republic of Gilead, a religious totalitarian state in what was formerly known as the United States. She is placed in the household of The Commander, Fred Waterford - her assigned name, Offred, means 'of Fred'. She has only one function: to breed. If Offred refuses to enter into sexual servitude to repopulate a devastated world,...

Çmimi 9,56 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje