Bashkëkohore

Information

Botuesit

Autorët

Ulje çmimi! Rrefenja e sherbetores, Margaret Atwood Shfaq të madhe

Rrefenja e sherbetores, Margaret Atwood

Produkt i ri

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.

Më shumë detaje

Në gjendje

$11.27

-20%

$14.09

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Rrëfenja e shërbëtores
Origjinali: Handmaid's tale
Gjinia: Roman
Autori: Margaret Atwood
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 392
Pesha: 0.467 kg.
ISBN: 978-9928-175-95-3

Mbi librin

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.

Efrediti, rrëfimtarja jonë, është një burim kombëtar. Vezoret e bëjnë atë një mall të çmuar, me një funksion të vetëm: riprodhimin. Por ajo nuk është riedukuar mirë, ajo mban mend disa detaje subversive të jetës së saj të mëparshme: të ëmën, bashkëshortin, fëmijën dhe emrin e saj; ajo mban mend se dikur gratë mund të punonin, të lexonin, të argëtoheshin; ajo mban mend lirinë.

"Rrëfenja e shërbëtores", botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta. "Nolite te bastardes carborundorum" dhe "Ka pyetje?", dy nga fjalitë qendrore të veprës, përdoren rëndom si slogane të luftës për emancipimin e femrës.

Fragmente nga libri

I vendosa vetes një rregull: nuk do të përfshija asgjë që qeniet njerëzore mos ta kishin bërë në një tjetër vend apo kohë, ose për të cilën teknologjia të mos ekzistonte. Nuk doja të më akuzonin për shpikje të errëta e të shëmtuara apo se isha duke keqpërfaqësuar potencialin njerëzor për sjellje të vajtueshme.

Varjet e duartrokitura në grup, copëtimi i trupave njerëzore, veshja e detyruar për kasta apo klasa të caktuara të shoqërisë, lindjet e detyruara të fëmijëve dhe përvetësimi i tyre, fëmijët e vjedhur nga regjimet dhe të caktuar në familje zyrtarësh të lartë, ndalesa e shkrimit dhe këndimit, mohimi i të drejtës së pronës, të gjitha këto kanë ndodhur dhe shumë prej tyre nuk kanë ndodhur në kultura apo fe të tjera, por në gjirin e shoqërisë perëndimore dhe në brendësi të vetë traditës së "krishterë".

Rashë në dashuri, thoshim. Më ka rënë në kokë për të. Ishim gra që binim. Që besonim në rënie, në këtë lëvizje tatëposhtë: sa e këndshme ishte, sikur fluturoje, por në të njëjtën kohë, sa e frikshme, sa ekstreme, sa e pamundur.

Zoti është dashuri, thoshin dikur. Por ne e kthenim mbrapsht, kështu që dashuria, si Parajsa, ishte aty, mjaftonte të zgjasnim pak dorën. Sa më të vështirë ta kishim për ta dashur njeriun pranë nesh, aq më shumë besonim tek Dashuria, abstrakte dhe e plotë. Ishim gjithnjë në pritje për mishërimin e saj. Për atë fjalë të shndërruar në gjë të gjallë.

Komente mbi librin

"Një thriller që të mban frymën pezull, një studim psikologjik, një lojë fjalësh. Dhe më e bukura e këtij libri është mundësia e një shpëtimi. Në fund të fundit, Shërbëtorja është edhe shkrimtare. Ajo ka shkruar këtë libër. Ajo edhe mund të ketë mbijetuar... Një libër i pasur dhe kompleks."

New York Times

"Një roman që ndriçon në mënyrë të shkëlqyer disa nga lidhjet më të errëta mes politikës dhe seksit..."

Washington Post

"... Një histori tinëzare, e stisur bukur mbi fatin e një gruaje të zakonshme të befasuar nga ngjarje të jashtëzakonshme... Një fabul magjepsëse e kohës sonë."

Glamour

Mbi autoren

Margaret Eleanor Atwood (Ottawa, 18 nëntor 1939) është poete, shkrimtare dhe ambientaliste kanadeze. Ajo ka fituar çmimin Arthur C. Clarke, çmimin e Princit të Asturias për Letërsinë, çmimin prestigjioz Booker Prize (në të cilin ka qenë pesë herë finaliste) dhe dy herë çmimin e Guvernatorit të Përgjithshëm, i cili jepet nga kryeministri kanadez.

Reviews

Write a review

Rrefenja e sherbetores, Margaret Atwood

Rrefenja e sherbetores, Margaret Atwood

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)