Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditë e bardhë e fyer, Elvira Dones

Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.
750 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001534

Botuesi: Te tjere

Ditari i një emigranti, Thoma Duka

Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,"ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha". Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2242

Botuesi: Onufri

Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Dikur apo tani?, Aulona Ilasllari

Një natë vjeshte, një takim i rastësishëm mes tyre, do të ndryshojë rrjedhën e të gjithë historisë. Një takim, në të cilin do të ndihet se dashuria e tyre është akoma e zjarrtë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Diktatori në kryq, Mira Meksi

Një albanolog gjerman zbulon rrënjët pagane të Kishës njëmijë e pesëqind vjeçare të Hylindëses në Labovën e Kryqit, ato të gjuhës shqipe, si edhe misterin e lashtë të një “Graali të Shenjtë” për Krishterimin që ndodhet në Kishën e Kryqit.
900 Lekë
More
Në gjendje