"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Të tria pasazhet e mësipërme kanë të bëjnë me pushtimin e Shqipërisë, ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, atëherë kur sulltani Mehmeti II, i njohur ndryshe dhe si Mehmet Pushtuesi, i dha fund pushtimit, duke marrë Krujën, e më pas Shkodrën.
John Kenneth Galbraith, ish profesor në Universitetin e Harvardit dhe drejtor i Akademisë Amerikane të Arteve e Letrave dhe Shoqatës Amerikane të Ekonomisë, është autori i 31 librave gjatë pesë dekadave të fundit, dhe ka marrë grada honorifike mes të tjerash nga Universiteti i Harvardit, Oksfordit, Parisit, Torontos dhe ai i Moskës.
Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.
Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.
Me përhapjen e islamit në mbarë botën është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a një territori të caktuar. S'duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e të gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë.
Nacionalizmi përbën pa dyshim një ndër forcat më të rëndësishme që kanë ndikuar gjatë historisë së botës moderne. Në këtë libër sa të thellë aq edhe provokues, Ernest Gellner, një ndër studiuesit më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përmbledh thelbin e gjithë veprës së tij.