• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Jostein Gaarder

Jostein Gaarder është një intelektual dhe shkrimtar bashkëkohor nga Norvegjia. Ai është autor i disa romaneve dhe librave për fëmijë. Gaarder shkruan shpesh nga perspektiva e fëmijëve, duke eksploruar të kuptuarit dhe habitjen e tyre ndaj botës. Ai shpesh përdor metafikshën në veprat e tij duke shkruar histori brenda historive.

Romani i tij më i njohur është Bota e Sofies, me nëntitullin Një Roman mbi Historinë e Filozofisë. Bota e Sofies është shqipëruar nga Ermir Pulaha dhe është botuar nga Onufri më 2015. Ky libër është përkthyer në pesëdhjetë e tre gjuhë dhe ka shitur mbi tridhjetë milionë kopje në të gjithë botën. Në shqip nga i njëjti autor gjenden edhe romanet Vajza e Portokalleve, Vajza e Drejtorit të Cirkut dhe Jeta është e shkurtër, shqipëruar nga Afrim Koçi.

Filtrat aktiv

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar