• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Rexhep Hida

Janë 12 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 12 artikull(j)

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 1

Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Zonja me kone, A. P. Cehov

Nakokov e ka shpallur këtë tregim të Çehovit si një nga tregimet e shkurtra më të madhërishme të botës. Një histori dashurie jashtëmartesore mes një bankieri rus dhe një zonje të re me të cilën takohet gjatë pushimeve në Jaltë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar