• Banner

Lista e librave të botuesit Argeta LMG

Argeta LMG

Janë 92 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 92 artikull(j)

Botuesi: Argeta LMG

13-ta e pafat, James Patterson, Maxine Paetro

(0)

Libri "13 – ta e pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001938

Botuesi: Argeta LMG

Andromaka, Zhan Rasin

(0)

Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Hakelber Finit, Mark Twain

(0)

Hak Fini thotë: "Këtë libër e ka shkruar mister Mark Twain dhe ai i ka thënë sendet pak a shumë ashtu siç kanë ngjarë. Ca gjëra, është e vërtetë, i ka shtuar nga vetja, por përgjithësisht ka thënë të vërtetën". Dhe, me të vërtetë, Mark Twain kur ka shkruar këtë libër ka patur parasysh ngjarje dhe fakte nga jeta e tij personale.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

(0)

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000907

Botuesi: Argeta LMG

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

(0)

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Çajld Haroldi, Xhorxh Gordon Bajron

(0)

Haroldi është cilësuar hero bajronian tipik romantik. Ai është me një superioritet moral, intelektual, me zhgënjime nga realiteti i jetës politike, shoqërore por dhe personale. Ka një shpërfillje për opinionin publik, me ndjenja liri-dashëse e demokratike. Ai mahnitet pas vendeve ekzotike dhe dëshiron të shkëputet nga realiteti i vendit ku jeton. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje