"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lista e librave të botuesit AEM - Misioni Ungjillor
AEM ka në arkivën e saj mbi 50 tituj të librave të natyrës ungjillizuese, komentarë, etj. Ju mund të kërkoni në libraritë e krishtera në Tiranë (VUSH dhe Libraria Ndërkombëtare). Gjithashtu ju mund të porosisni përmes këtij websit-i.
AEM ka në arkivën e saj mbi 50 tituj të librave të natyrës ungjillizuese, komentarë, etj. Ju mund të kërkoni në libraritë e krishtera në Tiranë (VUSH dhe Libraria Ndërkombëtare). Gjithashtu ju mund të porosisni përmes këtij websit-i.
Thuhet shpesh që atje ku mohohet besimi tek Perëndia i gjallë, paralel me këtë do të shfaqet gjithashtu edhe një rritje e besimit për demonët. Kjo vlen jo vetëm në faqet e Biblës dhe në kronikat e misioneve kristiane, por është bërë edhe një fenomen që të bie në sy në jetën e shoqërisë perëndimore materialiste dhe të pas
Përshkruan zhvillimin e mendimit ateist dhe agnostik që nga "Epoka e Artë" e filozofisë greke deri në ditët e sotme.Përcakton ndikimin e mendimtarëve të tillë si: Emanuel Kanti, Fridrih Niçe, Martin Haideger, Albert Kamy, Zhan-Pol Sartër e Bertrand Rasëll, si dhe tregon se si mësimet e tyre ndihmuan ne formimin e ideve moderne ateiste
• Çfarë ndodhi mbi dinozaurët?• A ka patur me të vërtetë Epokë të Akullit?• Kush ishte gruaja e Kainit?• Si u krijuan gjithë llojet e racave?• Përmbytja e Noes, ku shkoi gjithë ai ujë?
Jezu Krishti është shpëtimtari ynë. Ky libër është shkruar me qëllim që ata që besojnë në Jezu Krishtin ta kuptojnë më qartësisht shpëtimin që kanë marrë. A të kanë thënë ndonjëherë që duhet të kesh përvoja të pazakonta të Frymës së Shenjtë që të bëhesh besimtar i fortë?
Shkurtim i një libri praktik nga një predikues i famshëm angleze mbi parimet e jetës së shenjtë, bindjes dhe rritjes së krishterë. Mësime jashtëzakonisht të qarta.