"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Libri sjell shkrirjen dhe boshtin e përbashkët atomik Izrael-SHBA-Indi, si dhe qëndrimin me pigment antisionist të presidentëve, kryesisht demokratë, si Kenedi, Karter, Klinton; ndriçon skandalin seksual të B. Klintonit me jahudien Monika Levinski të menaxhuar, sipas autorit, nga sionistët.
Librat e këtij filozofi dhe historiani të madh do të ishin shumë të debatuar në të gjitha ambientet akademike, por ajo që vlen të thuhet si konkluzion, është fakti se Spengleri do të ngjitej në Panteonin e traditës së filozofëve më të mëdhenj gjermanë, duke u renditur në madhështi pas Kantit, Shopenhauerit, Fojerbahut, Marksit, Niçes.
Ajo që ka lidhje me titullin e këtij libri, shpjegohet tek profecitë dhe kalendari i fiseve Maya, të cilët janë një popull i vjetër në Amerikën Qendrore dhe me dije të habitshme astronomike për nivelin tonë të njohurive shkencore; ky kalendar mbaron në mënyrë të pashpjegueshme në vitin 2012 dhe pikërisht më 22 dhjetor.
Ne jetojmë në një botë e cila është sunduar në mënyrë të pandërprerë nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez David Icke, robotët e vërtetë të planetit jemi ne, njerëzit. Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerëzit e të gjitha kombeve e kanë lejuar veten të jenë të programuar nga idetë të cilat atyre ua kanë ushqyer ata...
Ngjarjet e lidhura me këtë histori janë shpesh të shkaktuara nga një "dorë e fshehtë" që ka lidhje me mbretër, princesha dhe njerëz të plotfuqishëm që veprojnë nga prapaskena. Fenomeni është shpjeguar dhe legjendat e thurura mbi Rotshildët janë shteruar nga ky libër.
Padyshim që Xhim Marrs (Jim Mars) është ndër figurat më autoritare në fushën e ufologjisë. Trajtimi i vizitave të Jashtëtokësorëve (JT) ka qenë në fakt një temë që e ka shoqëruar njeriun prej shekujsh, qoftë në historitë dhe rrëfenjat verbale popullore të trashëguara, qoftë në artefaktet e zbuluara në Sumeri qysh 6-7 mijë vjet përpara.
Autorja jep një informacion duke u nisur nga deshifrimi i kodeve të Dhiatës së Re dhe të fjalive të profetëve para mesianikë për të shkuarën e planetit tonë (edhe të sistemit tonë diellor dhe galaktik), për racat e ndryshme dhe ndërtimin e vjetër të kozmogonisë të krijuar nga Perëndia.
Hipnoza mund të përdoret për ta ndihmuar klientin të zhvillojë aftësi të relaksimit dhe përmirësimit të shëndetit, të orientojë dhimbjet fizike apo emocionale, të përmirësojë rendimentin. Gjithashtu, hipnoza mund të përdoret për të nxitur të pandërgjegjshmen që të veprojë ndërmjet seancave në një mënyrë trajtimi në gjendje të vetëdijshme.
Numerologjia është konsideruar si shkencë qysh në lashtësi. E tillë trajtohet ajo edhe në librat e nderuar, që rrjedhin nga misteret e kësaj lashtësie, në të cilat bazoheshin praktikat mbi numerologjinë dhe gematrinë (sipas Kabalës së jahudinjve apo literaturës rabinike).
Në përfundim të takimit, ata vendosën që të mblidheshin çdo vit për shkëmbimin e ideve dhe analizën e zhvillimit botëror. Ata e pagëzuan veten Klubi Bilderberger dhe që nga ajo kohë, çdo vit mblidhen në një nga ditët e festave, në ndonjë hotel të botës.
Ky libër dhe ky autor mund të konsiderohen pa frikë si vepra dhe pioneri homolog i librit tjetër klasik mbi ekonominë politike "Pasuria e kombeve" të Adam Smithit, por në fushën e financave dhe bankingut.
Libri më shpërthyes i fundshekullit të XX - të, që ka provuar saktësinë e parashikimeve të ngjarjeve në këtë shekull. Pasi botuesi në SHBA e lexoi librin në dorëshkrim, tha: "E kam shumë të vështirë të shpreh me fjalë sesa më ngacmoi ky libër.