"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Lakuriq Sygjelbri është një banor i pazakontë i shkollës së fëmijëve. Ai fle mu në shtyllën e ziles. Askush nuk e kishte menduar se ai dhe familja e tij që fle ditën dhe fluturon natën, do të ishte aq e dobishme, deri kur...
Kjo krimbeshë Ambla është me të vërtetë e ëmbël. Atë e prek trishtimi i një luleje, i pëlqen të ndihmojë të tjerët dhe të shijojë natyrën, sidomos kur pllaquritet në pellg në mes të shiut.
Ky ditar i veçantë do të ndjekë zhvillimin e fëmijës tuaj, që nga lindja e deri në vitin e tretë të jetës. Nga ardhja në jetë deri te hapat e parë, nga ushqimet e para, deri te ngjarjet më të rëndësishme.
Titujt e kësaj serie janë: Në fermë, Pushimet verore, Shtëpia ime dhe Kafshët e dashura. E veçanta e kësaj serie është se për çdo libër ka një gërshërë, me të cilin fëmija pret dhe ngjit figurat e ndryshme dhe më pas i ngjyros figurat e plotësuara.
Dhjetë libërtha që ndihmojnë zhvillimin e fëmijës përmes ngjyrosjes së situatave të ndryshme: Automjetet, xhungla, parku, stinët, shtëpia, muzika, ferma, deti, pylli dhe kopshti.
Në 5 librat e mrekullueshëm: "Kutiza e rrëfenjave për vajzat bukuroshe", do të zbulosh historitë fantastike të heroinave të tua të preferuara. Princeshat, sirenat, zanat dhe kërcimtaret nuk do të të mbajnë asnjë të fshehtë.
Karakteristikë e kësaj serie, përveç ilustrimeve të thjeshta e shumë të bukura, është formati aq i përshtatshëm, tërheqës dhe elegant, që çdo fëmijë mund të mbajë në dorë e ta shfletojë vetë.