"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Për heronj të fuqishëm dhe hyj olimpikë,Për përbindësha të tmerrshëm dhe bisha përrallore,O Zot, më jep fuqi të rrëfej këto mrekulli,Se unë kam ardhur në viset e Greqisë,Për mitet dhe misteret e saj të flas.
Qenushi luan dhe më pas shkon në lulishte për të luajtur me shokët e tij. Por koha rrjedh me shprejtësi dhe sakaq, ka ardhur ora për t'u kthyer në shtëpi. Mirupafshim, qenush i dashur!
Treni i kaltër po mbart një ngarkesë me trungje për në vendin ku po ndërtohet ura e re. Atij i duhet të ngjitë të përpjetën e një kodre dhe të kalojë përmes tunelit. Dhe pak dhe ura do të përfundojë.
Njihuni me kafshët që jetojnë në xhungël, në zonat polare, në dete dhe në savanë. Zbavituni me këtë libër - lojë me mozaikë dhe me kafshë të mahnitshme!
Pirati Dejv kërkon ndihmën e shokëve për të gjetur sëndukun e tij të thesarit. Por çfarë mrekullie kur e gjen, të mbushur plot me gjërat që fëmijëve u pëlqejnë kaq shumë!
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë!Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t'ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta...