"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ndiqni historinë e Ketrit që kërkonte arrën e humbur, ejani të takoni Zogun Vogëlush që s'ia thotë dhe aq këngës dhe argëtohuni me gjithë kafshët ditën e garave sportive në oborrin e fermës.
Njihuni me princeshë Norën, së cilës nuk i ikën lemza, takohuni edhe me princeshë Lilin dhe dragoin e saj të vogël, ndërkohë që argëtohuni me princeshë Mirën, e cila, falë zotësisë së saj, organizon një shfaqje të bukur në pallatin mbretëror.
Nuk ka gjë më të bukur se të lexosh një përrallëz para gjumit, ndaj dhe në këtë libër të mrekullueshëm, të shkruar posaçërisht për vajza, do të gjeni shtatë përralla të përzgjedhura me kujdes dhe me dashuri.
Nuk ka gjë më të bukur se të lexosh një përrallëz para gjumit, ndaj dhe në këtë libër të mrekullueshëm, të shkruar posaçërisht për vajza, do të gjeni shtatë përralla të përzgjedhura me kujdes dhe me dashuri.
Ejani, pra, të takoni e të njiheni me kafshët që udhëtojnë me një autobus të vogël të kuq, me arinjtë që e shkojnë kohën me zbavitje e lodra, si dhe me një qenush që i këndon hënës. Fëmija juaj do ta kalojë kohën e përrallëzës shumë këndshëm.
Këtu do të takoni arushin që ka humbur e s'gjen dot shokun e vet, një tigër që s'e ka qejf postierin dhe një hipopotam që ia ka ënda të hidhet pupthi nëpër pellgje. Ejani dhe bëhuni pjesë e argëtimit tonë dhe bëni që koha e përrallëzave të shndërrohet në diçka të veçantë për fëmijën tuaj.
Këtu do të njiheni me rosakun që i ndruhet ujit, me lepurushin që ka humbur kukullën e vet, si dhe me lejlekun që s'ia ka ënda të shkojë në shtrat. Ejani dhe zbavituni me ne dhe bëni që ora e përrallëzës të jetë diçka e veçantë për fëmijën tuaj.
Këtu do të takoheni me një arush trazovaç, me një kangur që s'ia ka ënda motin dhe me dy qenushë kureshtarë, që gërmuan një gropë. Rrëfenja të mrekullueshme për të përzgjedhur sipas dëshirës, ndaj ejani dhe bashkohuni me në për t'ia kaluar sa më mirë.
Na ishte njëherë një vogëlush jo i zakonshëm prej druri, të cili papritur, ngaqë nuk bindej, i dolën veshë të mëdhenj si të gomarit dhe, ngaqë gënjente, iu rrit hunda. Fëmijët e tjerë qeshnin me të madhe kur e shihnin... Dëshiron të dëgjosh se si qeshnin fëmijët me vogëlushin tonë? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh!
Festat janë më të bukura kur fëmijët tuaj prekin, dëgjojnë dhe ndiejnë materiale e tinguj të ndryshëm që lidhen me atmosferën festive. Si të gjithë librat e kësaj serie, edhe ky libër i mëson fëmijët ndërsa argëtohen.