"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!
Festat janë më të bukura kur fëmijët tuaj prekin, dëgjojnë dhe ndiejnë materiale e tinguj të ndryshëm që lidhen me atmosferën festive. Si të gjithë librat e kësaj serie, edhe ky libër i mëson fëmijët ndërsa argëtohen.
Në 5 librat e mrekullueshëm: "Kutiza e rrëfenjave për vajzat bukuroshe", do të zbulosh historitë fantastike të heroinave të tua të preferuara. Princeshat, sirenat, zanat dhe kërcimtaret nuk do të të mbajnë asnjë të fshehtë.
Nga galaktika gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta. Të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla janë riprodhuar në këtë libër me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse.
Ky libër përmban më shumë se 100 situata të përditshme, tregon se si të kuptoni sjelljen e fëmijës tuaj, të zbuloni se çfarë qëndron pas saj dhe të vini në jetë, me besim, zgjidhjet më të mira.
Në një kutizë janë vendosur 12 libërtha të mrekullueshëm:
• Si rriten bimët
• Planeti Tokë
• Bota e nënujit
• Trupi ynë
• Mbeturinat dhe riciklimi
• Egjiptianët
• Romakët
• Grekët e lashtë
• Moti
• Kafshë të rrezikshme,
• Sistemi Diellor
• Kafshët e fermës
Me këto 365 rrëfenja para gjumit do të njihni të gjitha kafshët të cilat do të bëhen miqtë tuaj më të ngushtë: njihuni me aventurat e tyre plot emocion dhe përgatituni për të ndërmarrë një udhëtim në botën e ëndrrave.
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë!Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t'ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta...
Titujt e kësaj serie janë: Në fermë, Pushimet verore, Shtëpia ime dhe Kafshët e dashura. E veçanta e kësaj serie është se për çdo libër ka një gërshërë, me të cilin fëmija pret dhe ngjit figurat e ndryshme dhe më pas i ngjyros figurat e plotësuara.
Në këtë botim janë paraqitur përrallat: Lulëkuqja dhe Borëbardha; Fyelltari i Hamelinit; Zana e Dëborës; Flokarta dhe tre arinjtë; Gishtëza; Rojtarja e patave; Ali Baba dhe 40 hajdutët; Sirena e Vogël; Rrobaqepësi i vogël zemërtrim; Ushtari trim prej plumbi; Muzikantët e Bremenit; Tre derrkucët; Gishtoja dhe Vëllaçkoja e motërza.