Titulli: Enciklopedi për fillestarë
Gjinia: Enciklopedi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2020
Fq. 372
Pesha: 0.890 kg
ISBN: 978-9928-287-27-4
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Edhe më të vegjlit duan të kenë enciklopedinë e tyre, të shkruar me një gjuhë që u përshtatet më së miri, me informacione të gjithanshme, por të shkurtra e të kuptueshme. “Enciklopedia për fillestarë” është ajo që u duhet. Është e punuar me shumë dashuri, ndaj dhe ne nuk vonuam t’ua sillnim lexuesve tanë të vegjël. E veçanta e saj është formati.
Në një kutizë janë vendosur 12 libërtha të mrekullueshëm:
• Si rriten bimët
• Planeti Tokë
• Bota e nënujit
• Trupi ynë
• Mbeturinat dhe riciklimi
• Egjiptianët
• Romakët
• Grekët e lashtë
• Moti
• Kafshë të rrezikshme,
• Sistemi Diellor
• Kafshët e fermës
Ilustrimet e këndshme e mjaft të gjetura, me anë të të cilave demonstrohet çdo lloj informacioni, e sundojnë tekstin, në mënyrë që fëmijët të kënaqen e të mos lodhen.