Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,1 kg - 1,097 kg

Çmimi

Çmimi

  • 10 Lekë - 2 100 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Bota Shqiptare
  • Marka: Papirus

Botuesi: Papirus

Saga e jetëve legjendë, Arjan Konomi

Jetët legjendë të figurave kaq madhështore, me të metat dhe cilësitë e tyre, përbëjnë romanin më estetikisht të bukur, më pasionalisht rrëqethës dhe më realisht të ndërtuar të historisë së mbarë njerëzimit.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Saga e jetëve legjendë 2, Arjan Konomi

Jetët legjendë të figurave kaq madhështore, me të metat dhe cilësitë e tyre, përbëjnë romanin më estetikisht të bukur, më pasionalisht rrëqethës dhe më realisht të ndërtuar të historisë së mbarë njerëzimit.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zjarr dhe tërbim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit, Michael Wolff

"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon,...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shoqëria e Motrave të Trëndafilit, Jim Marrs

Adolf Hitleri është në prag të arritjes së fitores së tij të madhe: zbulimit dhe kapjes së Thesarit të Solomonit, që besohet se është thesari më i shenjtë i botës e që përmban edhe dije të lashta. Ai beson se ky thesar do të garantojë ëndrrën e tij të Rajhut Njëmijëvjeçar.
1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Një oficer francez në Ballkan, vol. 1, Andre Ordioni

Me një pendë të saktë dhe të figurshme, ai tregon me kthjelltësi, humor, poezi apo rreptësi atë ç'ka sheh, ç'ka jeton, ç'ka ndien. Ai ishte i vëmendshëm ndaj fatit të maqedonasve dhe shqetësimi i tij i vazhdueshëm ishte të ndihmonte ata që ai i quan "miqtë e mi shqiptarë".
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pushkini në kulturën ruse, Leonid Grossman

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila...
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Konspiracioni botëror, David Icke

Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Është një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të...
2 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje