Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,151 kg - 1,78 kg

Çmimi

Çmimi

  • 12 Lekë - 4 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia & Aktualiteti
Historia dhe Aktualiteti

Historia & Aktualiteti

Përzgjedhje librash shqip nga historia dhe aktualiteti.

Filtrat aktiv
  • Disponueshmëria: Në stok
  • Marka: Dituria

Referenca: 2788

Botuesi: Dituria

Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz Kucuku

Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tregime nga Shekspiri, Charles Lamb, Mary Lamb

Kanë kaluar gati dy shekuj nga koha kur u botua për herë të parë Tregime nga Shekspiri. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, këto tregime vazhdojnë të jenë në vendet e nderit të bibliotekave të fëmijëve në botë.
400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.
550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice

Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001101

Botuesi: Dituria

Luftërat Ballkanike, Egidio Ivetic

Në këtë libër përshkruhet me realizëm gjendja në Ballkanin e viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet, si edhe drama që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë Europiane.
600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001052

Botuesi: Dituria

Shqipëria e panjohur, Gabriel Louis Jaray

Nuk kemi se si të mohojmë që edhe nëse Shqipëria nuk ka qenë vetëm një shpikje diplomatike e Austro – Hungarisë dhe e Italisë, këto dy fuqi e kanë shfrytëzuar këtë krijesë të nevojshme për të vënë në jetë qëllimet vetjake të politikës së tyre.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ballkani pa anë e pa fund, Fernando Gentilini

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gra të përgjithshme, Fatos Baxhaku, Klodiana Kapo

Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve. Në fillim i Sulltanit dhe më pas i krerëve pashallarë, që vinin poshtë tij. Vendi ku mbaheshin femrat për seks ishte haremi, një vend i mbyllur, larg syve kureshtarë të botës. Meshkujt e vetëm, veç zotërisë, që lejoheshin të hynin në harem ishin eunukët, skllevër të tredhur dhe prandaj...
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Odiseja arbëreshe, Francesco Caccamo

Ky vëllim përshkruan aventurën njerëzore dhe politike të italo-shqiptarit Terenc Toçi: nga lindja në provincën Shën Kozmo të Kozencës (Kalabri), në angazhimin për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane, nga transferimi në Shqipërinë e pavarur, në bashkëpunimin me mbretin Zog, nga përkrahja e regjimit të pushtimit italian deri në vdekjen e tij...
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001054

Botuesi: Dituria

Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje