• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Rhonda Byrne

Rhonda Byrne është autorja e dokumentarit Sekreti, i cili pushtoi botën në vitin 2006, duke ndryshuar miliona jetë dhe duke ndezur një lëvizje botërore. Një vit më pas, libri me të njëjtin titull, Sekreti u botua në anglisht para se të përkthehej në 50 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe dhe të bëhej një nga librat më të shitur të këtij shekulli deri më sot. Rhonda Byrne ka publikuar edhe pesë libra të tjerë të shumëshitur, të cilët përbëjnë sesinë e librave Sekreti. Fuqia, më 2009 dhe Magjia më 2010 janë sjellë në shqip ndërsa tre librat e tjerë, Hero më 2013, How The Secret Changed My Life më 2016, dhe The Greatest Secret më 2020, nuk janë ende në shqip. Sekreti më i madh, libri i saj i fundit, përmban një seri me leksione për të luftuar frikën dhe pasigurinë, ankthin dhe dhimbjen dhe i ofron lexuesit një shteg të drejtë për te jeta e lumtur.

Filtrat aktiv

Referenca: SKU001422

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti, Rhonda Byrne

Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime, dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t`ia ndryshojë jetën kujtdo që ta përjetojë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fuqia, Rhonda Byrne

Me këtë libër dëshiroj të të rrëfej mënyrën sesi mund të arrish të kesh një jetë të mrekullueshme. Ka kaq shumë për të mësuar për të dhe gjithçka është vërtet e bukur. Në fakt është përtej së bukurës. Është fenomenale!

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Magjia, Rhonda Byrne

E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante nga sa e imagjinonit kur ishin fëmijë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje