Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të botuesit Pegi

Librat e shtepise botuese PEGI

Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e ballkonit, Edmond Tupja

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajza e dikurshme, J. P. Delaney

E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou

Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tre ujqit e vegjël, Evjenios Trivizas

"Tre ujqit e vegjël" është, në fakt, një përmbysje e versionit të klasikut komik "Tre derrkucat e vegjël", një legjendë tradicionale e botuar për herë të parë në shekullin e 19-të.
400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Tokëmjalta, Enit Karafili Steiner

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Një dashuri e hershme, rrjedha e së cilës bëhet jehonë e jetëve të rrëmbyeshme e të lodhshme të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.
800 Lekë
More
Në gjendje