• Banner

Udhetimi i gjate i Geri Hopit, Moony Witcher
  • Udhetimi i gjate i Geri Hopit, Moony Witcher

Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit, Moony Witcher

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Il lungo viaggio di Garry Hop
Gjinia: Roman
Autori: Moony Witcher
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 208
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-233-26-4

Mbi librin

Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes së nënës, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore.

I vetmi që mund ta shpëtojë është shamani plak Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, molla e sherrit mes dy popujve. Fshehurazi, Geri niset drejt ishullit dhe kështu, për të, zë fill një udhëtim gjatë të cilit do të zbulojë vende, ndjenja dhe të vërteta të panjohura.

Takimi me Alinën, një vajzë të re nga fisi i Fiderbëve, do ta ndihmojë të ndryshojë këndvështrimin e tij për botën. Dy fëmijët, të destinuar për t'u njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë.

Rrëfimi është i mbushur me skena të papritura dhe personazhe fantastike, me një natyrë të harlisur dhe magjike. Një histori e madhe rritjeje, lavd për paqen dhe vlerën e diversitetit.

Komente mbi librin

"Moony Witcher = alkimi; dhe pikërisht këtë gjejmë në historinë e Geri Hopit: alkimi, eliksire magjike, bimë mjekësore dhe një botë të tërë magjike që përzihet me mistikën e natyrës."

Libri di cristallo – blog

"Një roman i mrekullueshëm që na mëson, të mëdhenj e të vegjël, që të respektojmë natyrën, të mos kemi frikë nga të qenit ndryshe, dhe të kemi guxim e besim në vetvete."

Romanticamente fantasy – blog

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001812

Botuesi: Pegi

Nina dhe Syri Sekret i Atlantides, Moony Witcher

Pesë balenat iu afruan Flatusit dhe fëmijët dalluan mes tyre Megarën, Balenën e Madhe e të Bardhë që kishin takuar para se të shkonin në Atlantidë. Balena e fuqishme kishte marrë me vete edhe katër balena të tjera të besuara, ngjyrë trëndafili.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001813

Botuesi: Pegi

Vogelushja e Henes se Gjashte, Moony Witcher

Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shplante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi...kjo nuk i kishte ndodhur kurrë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Nina dhe Numri i Arte, Moony Witcher

Pasqyra u ndez flakë dhe fluturoi në qendër të dhomës. Vorbulla e zjarrit u zgjerua dhe në qendër tregoi imazhin e dy njerëzve të mbuluar më kapuçë. Fytyrat mezi u shquheshin, por nga detajet e pakta të tipareve, mund të dallohej më së miri që njëri ishte plak, kurse tjetri i ri dhe i stërgjatë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher

Bota është e sigurtë: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkonin Ka të të Artëve, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zambaku

Pinoku, Carlo Collodi

Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001878

Botuesi: Te tjere

Lamtumire, guacka ime, Viktor Canosinaj

Dy fëmijë, motër e vëlla, bëjnë çmos t'i mbajnë të bashkuar prindërit e tyre, që po shkojnë drejt ndarjes. Në ndihmë ju vjen një vajzë jetime e shndërruar prej vitesh në guackë, e cila merr pjesë gjallërisht në ngjarjet e librit dhe bëhet shpëtimtare për familjen e fëmijëve. 

Çmimi 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Zemra, Edmond De Amiçis

 Me këto fjalë, nuk dua të them se e ka shkruar ai nxënës ashtu siç është shtypur: ai merrte shënime dita ditës në një radhor, ashtu si ia priste mendja, për çdo gjë që shihte, që dëgjonte dhe mendonte në shkollë e përjashta.

Çmimi 590 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Autobusi i drithërimave, Paul van Loon, libri i parë

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Macoku i tetos, Gaqo Bushaka

Tetoja dhe maçoku i saj çamarrok, papagalli llafazan, laraska, kanarina, ketri e plot e plot personazhe zbavitëse që fëmijët i duan aq shumë. Përrallat shoqërohen me vjersha të rimuara bukur, që vogëlushët pa dyshim do të dëfrehen duke ia rrëfyer njëri-tjetrit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001602

Botuesi: Botimet Dudaj

Busulla e Artë 1, Philip Pullman

Lira Belakua i gëzohet jetës duke bredhur e lirë mes studiueseve në kolegjin Xhordan, me shejtanin e saj gjithmonë përkrah. Por në çastin që dëgjon bisedat e fshehta mbi Pluhurin, një lloj grimce e jashtëzakonshme, ajo gjendet papritmas në zemër të një beteje të tmerrshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)