Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Annie Ernaux

Annie Ernaux, shkrimtarja franceze, librat thellësisht personalë të së cilës kanë vënë në dukje incidentet nga jeta e asaj vetë, përfshirë një abort ilegal në vitet 1960 dhe një marrëdhënie jashtë martese shumë pasionante, fitoi çmimin Nobel në letërsi për vitin 2022.

Mats Malm, sekretari i përhershëm i Komitetit të Nobelit e shpalli vendimin në një konferencë për shtyp në Stokholm duke thënë se ajo u shpall fituese “për kurajën dhe mprehtësinë klinike me të cilën zbulon rrënjët, ngatërresat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.”

Komiteti nuk kishte arritur të kontaktonte me autoren përmes telefonit.

“U befasova shumë...” i tha ajo televizionit suedez SVT. “Nuk pata menduar kurrë se kjo do të ishte në panoramën time si shkrimtare. Është përgjegjësi e madhe të dëshmosh, jo doemos në termat e shkrimit tim, por të dëshmosh me saktësi dhe drejtësi në raport me botën.”

Ernaux ka shkruar më parë se të shkruarit është një akt politik që shërben para së gjithash për të hapur sytë tanë ndaj pabarazisë shoqërore. “Për këtë qëllim ajo e përdor gjuhën si thikë, siç e quan ajo, për të ccarë vellon e imagjinatës,” shkroi akademia.

Ernaux, 82, është shkrimtarja e shtatëmbëdhjetë grua që fiton Nobelin, një çmim i konsideruar gjereësisht si më prestigjozi në botën e letërsisë.

Librat e Ernaux përfshijnë librin e saj të parë Les Armoires vides, një kronikë e guximshme e rinisë së saj nga klasa punëtore, përfshirë një abort të kryer kur procedura ishte ende ilegale në Francë, dhe, Passion simple (Një pasion i thjeshtë), sjellë në shqip nga Klarita Lagji. Një pasion i thjeshtë u bë një libër i shumëshitur në Francë dhe flet për një marrëdhënie pasionante me një diplomat të huaj të martuar.

Një nga librat më të njohur të saj jashtë Francës The YearsVitet, është një autobiografi eksperimentale që mbledh bashkë ngjarjet e mbi 70 viteve të jetës së Ernaux me ngjarjet nga historia e Francës. Në vitin 2019 ku libër ishte pjesë e listës së shkurtër të përzgjedhur për çmimin ndërkombëtar Booker, një çmim i madh për letërsinë që jepet në Britaninë e Madhe.

“Kjo është një autobiografi ndryshe nga çdo gjë tjetër që mund të kesh lexuar,” shkroi Edmund White në një shkrim për këtë libër në The New York Times.

Filtrat aktiv

Simple Passion, Annie Ernaux

In her spare, stark style, Annie Ernaux documents the desires and indignities of a human heart ensnared in an all-consuming passion
1 500 Lekë
More
Në gjendje

I Remain in Darkness, Annie Ernaux

Acute and immediate, I Remain in Darkness is an unforgettable exploration of love, memory and the journey to loss.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vitet, Annie Ernaux

Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë...
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.
800 Lekë
More
Në gjendje