• Banner

List of products by supplier Annie Ernaux

Annie Ernaux, shkrimtarja franceze, librat thellësisht personalë të së cilës kanë vënë në dukje incidentet nga jeta e asaj vetë, përfshirë një abort ilegal në vitet 1960 dhe një marrëdhënie jashtë martese shumë pasionante, fitoi çmimin Nobel në letërsi për vitin 2022.

Mats Malm, sekretari i përhershëm i Komitetit të Nobelit e shpalli vendimin në një konferencë për shtyp në Stokholm duke thënë se ajo u shpall fituese “për kurajën dhe mprehtësinë klinike me të cilën zbulon rrënjët, ngatërresat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.”

Komiteti nuk kishte arritur të kontaktonte me autoren përmes telefonit, kështu që ajo pritet ta mësojë fitimin e çmimit nga lajmet.

Ernaux, 82, është shkrimtarja e shtatëmbëdhjetë grua që fiton Nobelin, një çmim i konsideruar gjereësisht si më prestigjozi në botën e letërsisë.

Librat e Ernaux përfshijnë librin e saj të parë Les Armoires vides, një kronikë e guximshme e rinisë së saj nga klasa punëtore, përfshirë një abort të kryer kur procedura ishte ende ilegale në Francë, dhe, Passion simple (Një pasion i thjeshtë), sjellë në shqip nga Klarita Lagji. Një pasion i thjeshtë u bë një libër i shumëshitur në Francë dhe flet për një marrëdhënie pasionante me një diplomat të huaj të martuar.

Një nga librat më të njohur të saj jashtë Francës The YearsVitet, është një autobiografi eksperimentale që mbledh bashkë ngjarjet e mbi 70 viteve të jetës së Ernaux me ngjarjet nga historia e Francës. Në vitin 2019 ku libër ishte pjesë e listës së shkurtër të përzgjedhur për çmimin ndërkombëtar Booker, një çmim i madh për letërsinë që jepet në Britaninë e Madhe.

“Kjo është një autobiografi ndryshe nga çdo gjë tjetër që mund të kesh lexuar,” shkroi Edmund Ëhite në një shkrim për këtë libër në

Active filters

Publisher: Botimet Dudaj

Vitet, Annie Ernaux

Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë...

Price ALL1,400
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.

Price ALL800
More
In stock