• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Nikollë Berishaj

Janë 6 libra.

Je duke parë 1 - 6 nga 6 artikull(j)

Botuesi: Toena

Druri pa emër, Drago Jancar

"Druri pa emër" është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kebaria, vajza që lexonte bukur, Janja Vidmar

Kebarie apo Kedi, siç e thërret babai i saj, është një vajzë rome, nga një kulturë tjetër, e cila shkon në një shkollë sllovene afër vendit ku jeton familja e saj. Ajo grindet shpesh me shokët e klasës, me mësuesen dhe këdo që e sheh si një rome, ndryshe nga të tjerët. Por ajo nuk ndihet mirë as në familje, sepse të gjithë i fshehin të vërtetën për të atin.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Nekropoli, Boris Pahor

Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t'ia dilnin mbanë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje