Lista e librave të autorit ose përkthyesit Ardian Vehbiu
Adrian Vehbiu është shkrimtar dhe publicist shqiptar. Ai ka studiuar Gjuhë-Letërsi në Tiranë dhe ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Shkencave. Vehbiu jeton në Nju Jork që nga viti 1996. Librat e tij kryesorë janë:
Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.
E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen.
Si degë e dijes, gjuhësia ngjall interes dhe kuriozitet të madh te njerëzit, sidomos tek të gjithë ata që duan të shkruajnë "me drejtshkrim", ata që duan ta mbajnë shqipen të pastër "nga fjalët e huaja", dhe ata të tjerët, më në fund, që kërkojnë tek etimologjia një mbështetje për besimin e tyre të patundur se jona është nga "gjuhët më të vjetra të botës".
Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t'u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë.
Që ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent.
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, "Gjakimit", nuk i gjendet më as nami as nishani.