Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,113 kg - 0,9 kg

Çmimi

Çmimi

  • 500 Lekë - 2 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Kategoritë: Botimet e reja 2022
  • Marka: Argeta LMG
  • Marka: Dituria

Botuesi: Argeta LMG

Fuqia e nënvetëdijes, Joseph Murphy

Fuqia e Nënvetëdijes do të shpërfaqë para jush një botë ku ju pret lumturia, suksesi, mirëgenia dhe qetësia. Duke ndryshuar mënyrën si besoni, ky libër do t'ju ndryshojë jetën dhe botën që ju rrethon.
1 090 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasja e Roxher Akrojdit, Agatha Christie

I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie,  i shkruar ndonjëherë!Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte...
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kur të jemi, Iva Nikolli

Lëkura e saj ka bardhësinë e qumështit dhe tatuazhi në kyçin e dorës ishte e para gjë, që më ra në sy sapo hapi derën. Dhe pse nuk e përmenda. Është i dukshëm dhe i bukur. Me vijëzime që e mbërthejnë kyçin e dorës si tentakula oktapodi. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë figure është... prapëseprapë jemi të panjohur dhe pamja e tij është veç një informacion i...
600 Lekë
More
Në gjendje