Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 260 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0 Lekë - 4 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Berk
  • Marka: LIRA
  • Marka: UET Press

Botuesi: Berk

Supa Miso, Ruy Murakami

Murakami ka prodhuar vepra që synojnë të depërtojnë në rrënjët e një kombi gjithnjë e më të përçarë, përmes shqyrtimit të anëtarëve të tij më të poshtëruar, të dhunshëm dhe të dëbuar nga shoqëria. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Pasi dielli bie, Jonas Eika

 Është i bukur Ginger-i, por të ecurën e ka si prej gjedhi, me gjunjë shumë të hollë, nuk vjen fare i larë me atë pamjen e zhdërvjellët e të shkathët që pritet prej një djali. Mendoj se djali i plazhit nuk mund të duket sikur graviteti e ka vënë përfund.
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

12 mentalitete, Bilal Kola

Nis që nga marrëdhënie me pasqyrën e gjithsecilit, rrek konceptet e faljes, pranimit, forcës për të ndryshuar, inteligjencës emocionale, sociale, të gjithë përpjekjes për ta parë veten protagonist në të shkruarit të fatit tënd.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Histori kësisoj, Rudyard Kipling

Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Matrikulli i Shkollës së Arbërve, Lucia Nadin

Studimi i Lucia Nadin është bazuar në dorëshkrimin e bibliotekës “Marciana” në Venecia, ms. It. VII, 737 (=8666), përgatitur në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Botim anastik. Parath. Ardian Ndreca.
4 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Liqeni në mes të detit, Durim Taçi

Ai e shihte veten ngjitur pas trupit të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta njihte, se ajo merrte trajtat e një shoqeje të liceut, pastaj i bëhej si mësuesja e matematikës, ndryshonyte më pas, thjeshtë në një femër të panjohur, të cilës, edhe pse e pëlqente, përpiqej t’i shqitej e nuk mundej, deri sa dëgjoi pastaj një zë tjetër, që i vinte më nga afër....
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

E vërteta pavarësia e Kosovës, kujtime, Ekrem Bardha

Aktivisti Ekrem Bardha ishte nje shembull i asaj që dikush mund të bëjë për mbrojtjen e të drejtave të shkelura të njeriut, si ato që ndodhnin rutinë nëpër Shqipëri, në një shkallë që bota po fillonte të kuptonte.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
1 200 Lekë
More
Në gjendje