Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 5,441 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00  - 76,00 

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Fjala
  • Marka: Pakti
  • Marka: UEGEN

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 
8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Parajsa, Dante Alighieri

Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Purgatori, Dante Alighieri

Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit; zemërimi, kur do të hakmerret etj); kur dashuron me pasion të tepruar (kopracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta; grykësia, kur...
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Ferri, Dante Alighieri

Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë...
6,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Kali valltar, Jojo Moyes

Ky është nga romanet e fundit të autores me famë botërore tashmë, sepse romanet e saj lexohen anë e mbanë botës, të përkthyera në shumë gjuhë. Por «Kali valltar» është tjetërsoj, krejt ndryshe, i pazakontë, i mrekullueshëm… Pas leximit të tij, e di, do të ndiheni krejt tjetër. Dhe kjo sigurisht është një fitore e madhe..
12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Gjiri i argjendtë, Jojo Moyes

Romani aq i lexuar "Gjiri i argjendtë" është nga librat më të mirë të autores britanike Jojo Moyes , pasi ato ngrenë probleme të mëdha të shoqërore, e vë gishtin në plagë dhe rrëfimi i saj i dallgëzuar dhe me ritëm të lartë të shtyn të mbash qëndrimin e duhur, të jep si të thuash një leksion të mirë. 
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Pjereta, Honore de Balzak

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Familja e tmerrshme, Emil Zola

Tek "Familja e tmerrshme" kam dashur të studioj temperamente e jo karaktere. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Kam zgjedhur personazhe të dërrmuara prej nervave të gjakut, të privuara nga vullneti i lirë, të shtyrë për të vepruar në jetë nga fataliteti i mishit.
10,41 
More
Ka mbaruar