Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,078 kg - 1,857 kg

Çmimi

Çmimi

  • 187 Lekë - 5 500 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Kategoritë: Botimet e reja 2024
  • Kategoritë: Botime të reja 2018
  • Kategoritë: Libra të rekomanduar

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Të drejtët, Albert Camus

Kam pranuar të vras për të përmbysur despotizmin. Por pas asaj që ti thua, unë shoh paralajmërimin e një despotizmi i cili, nëse vendoset ndonjëherë, do të më bëjë mua një vrasës, ndërsa unë përpiqem të jem një mbrojtës i së drejtës.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Murtaja, Albert Camus

E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë po aq dëme sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, po në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Portret në sepje, Isabel Allende

Në romanin “Portret në sepje”, autorja e suksesshme kiliane rrëfen historinë e një gruaje të re që ka vendosur të zgjidhë të fshehtën e së kaluarës së saj të largët, nga e cila ajo nuk mund të kujtojë asgjë, për të hedhur dritë mbi një ankth të vjetër që nuk e lë të qetë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një natë në Lisbonë, Erih Maria Remark

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.
900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Shtatë motrat, Historia e Majës, Lucinda Riley, libri i parë

E bukur e njëherazi e ndrojtur dhe e vetmuar, Maja është e vetmja nga gjashtë motrat që jeton ende me babain në Atlantis, kështjellën përrallore buzë Liqenit të Gjenevës. Por, teksa gjendet në Londër te një mikeshë, merr papritur një telefonatë nga guvernantja: Pa Salti, i ati, ka vdekur.
1 300 Lekë
More
Në gjendje