Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,15 kg - 1,2 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0 Lekë - 2 500 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Kategoritë: Botimet e reja 2024

Botuesi: Arka e Noes

Zemër qeni, Mihail Bulgakov

“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t’i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet..., ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe...
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Gruaja brenda meje, Britney Spears

Shkruar me çiltërsi dhe humor të jashtëzakonshëm, kujtimet  revolucionare të Spears hedhin dritë mbi forcën e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë që ka një grua e cila, më në fund, e tregon historinë e saj, me fjalët e veta.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kadare në studio, Eni Vasili

Jeta sa ç’është mikja më e madhe e letërsisë, aq edhe armikja më e madhe e saj. Sepse ajo kur hyn në mënyrë të dhunshme në letërsi, kur e ka pjesën e vet më shumë se ç’duhet ta ketë, e dëmton letërsinë. Ashtu sikurse mungon, e dëmton letërsinë.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kokë e këmbë në dashuri, Tessa Bailey

Për të, është torturë e vërtetë ta ndihmojë Hanën të flirtojë me një burrë tjetër, por nëse Foksi arrin t’i mposhtë demonët e tij dhe t’i tregojë Hanës që e do, ndoshta ajo do të zgjedhë atë?
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Si të dalloni një gënjeshtar, James W. Williams

Ky është një shpjegim paksa i zymtë, por nëse njerëzit janë të pamoralshëm ose thjesht u mungojnë aftësitë personale, do të përjetoni çaste në jetë kur njerëzit do t'ju gënjejnë dhe do të shtrembërojnë të vërtetën. Por çfarë do të ndodhte sikur të kishte një mënyrë për të parë shenjat dhe për të ditur saktësisht kur ndodh një gjë e tillë?
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Minuta e parë, Chris Fenning

Komunikimi duhet të jetë sa më i qartë dhe i përmbledhur dhe shpesh na duhet të dalim menjëherë te thelbi. Problemi është se, jo gjithmonë dimë si ta bëjmë këtë. Çfarë do të thotë të shprehesh në mënyrë të përmbledhur? Si mund të përmblidhet një temë e ndërlikuar në vetëm pak rreshta?
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Foleja e nepërkave, François Mauriac

Foleja e nepërkave është shembulli më i lartë i artit të Mauriacut. Në të gjithë letërsinë mund të gjenden pak hulumtime më të frikshme të një shpirti të gërryer nga krenaria, koprracia dhe urrejtja. Tema e këtij romani të jashtëzakonshëm është më emocionuesja në botë - beteja për një shpirt njerëzor.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Orlando, Virginia Woolf

Një “biografi fantastike” frymëzuar nga jeta pompoze e poeteshës Vita Sackville West, Orlando është një jeu d'esprit ekscentrike, ndërsa përbën njëkohësisht një eksplorim të jashtëzakonshëm të problemeve gjinore.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zemërimi i engjëjve, Sidney Sheldon

Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lidhjet e rrezikshme, Choderlos de Laclos

Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi.
1 500 Lekë
More
Në gjendje