Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,04 kg - 850 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00  - 78,00 

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Artini
  • Marka: Cabej

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.
16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.
12,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Artini

Ana e drejtë e historisë, Ben Shapiro

Si shoqëri, po harrojmë se pothuajse gjithçka e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në histori ka ndodhur për shkak të njerëzve që besuan në të dyja, vlerat judeo-kristiane dhe në fuqinë greke të arsyes. Në librin ‘’Ana e drejtë historisë’’, Shapiro kalon përmes më shumë se 3.500 viteve, dhjetëra filozofëve, dhe pjesës më të madhe të politikës moderne për të...
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Anna, soror..., Marguerite Yourcenar

"Anna, soror...” është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten për autorin thelbësore e të dashura gjer në fund. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij.
7,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Armiq të dobishëm, Noel Malcolm

Por, një gjë qysh atëherë filloi të qartësohej. Osmanët dihej se kishin ndërtuar sistem shoqëror dhe ushtarak superior dhe ky fakt fascinues nuk mund të fshihej. Por, kjo epërsi krijoi frikë në Perëndimin e ndarë dhe të prapambetur.
22,20 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000290

Botuesi: Cabej

Bambi, Felix Salten

Një roman për fëmijë, i ndërtuar me një gjuhë sa të thjeshtë aq edhe të bukur. Libri na tërheq me aventurat dhe çapkënllëqet e drerit më të bukur të pyllit, Bambit.
6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Artini

Bektashinjtë Shqiptarë, Robert Elsie

Ndonëse është shkruar shumë për bektashinjtë në Turqi, pak është botuar për degën shqiptare të sektit. Robert Elsie shqyrton historinë dhe kulturën e bektashinjve, analizon shkrimet për rendin nga udhëtarët e hershëm në rajon si Margaret Hasluck dhe Sir Arthur Evans dhe sjell një listë gjithëpërfshirëse të teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri dhe në vendet...
22,20 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000205

Botuesi: Cabej

Borebardha, liber me formuese

Titulli: BorëbardhaGjinia: PuzzlesShtëpia botuese: ÇabejFq. 6Pesha: 0.481 kg Një libër i mrekullueshëm për të vegjëlit zero deri në gjashtë vjeç.
2,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Butrinti, Luigi M. Ugolini

Edhe punëtorët shqiptarë që qëndronin rreth meje dukeshin të emocionuar e të mrekulluar: ishte koka e parë që zbulonim në Butrint. E larë vazhdimisht për t'u shquar më mirë gjatë punës delikate të nxjerrjes nga dheu, koka zuri të shfaqej në gjithë madhështinë e vet: me dritën e bardhësisë së mermerit që kontrastonte me errësirën e plumbtë të baltës dhe që...
11,10 
More
Në gjendje