"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2004. Trajton fatin e fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre. Në qendër janë dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët dërgohen në jetimore nga xhaxhai i tyre, ndërkohë që babai u ka vdekur dhe nënën e tyre e kanë të shtruar në një spital psikiatrik.
Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj.
Trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë.
Në këto kohë të turbullta dashuria e Merit dhe Sidit shkon kundër rrymës duke kapërcyer grackën e frikshme të një lirie mashtruese dhe gënjeshtare, duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, si respekti dhe vlerësimi për njëri-tjetrin.
Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi.