Trajton botën e fëmijëve dhe të rinjve në kohën e diktaturës komuniste. Familja e Lorikut bëhet viktimë e një dënimi të padrejtë: babai i tij, drejtor i një uzine, burgoset për sabotazh, ndërsa pjesa tjetër e familjes internohet në një fshat të humbur.
Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2004. Trajton fatin e fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre. Në qendër janë dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët dërgohen në jetimore nga xhaxhai i tyre, ndërkohë që babai u ka vdekur dhe nënën e tyre e kanë të shtruar në një spital psikiatrik.
Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
Roman i llojit fantastiko- shkencor, i ndërthurur me probleme sociale. Një grup të rinjsh gjimnazistë, gjatë një ore praktike mësimore nën det, bien robër të një baze të fshehtë ushtarake, nga e cila pritet që së shpejti të nis një sulm për pushtimin e vendit të tyre. Ata kthehen në tokadetas dhe humbasin kujtesën.
Është një lloj vazhdimi i romanit "Ata kërkonin lumturinë" dhe trajton pak a shumë të njëjtat probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit "Ata kërkonin lumturinë" shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.
Ky roman trajton fatin e grave të huaja që u martuan dhe jetuan në Shqipëri gjatë shekullit XX duke kaluar në shumë raste periudha tragjike, burgje e persekutime. Në qendër të romanit është një grua belge që martohet me një avokat.
Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Trajton raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij.
Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj.
Trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë.
Trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13 - vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë. Ndërkohë babai i saj ka mbetur pa punë dhe ka probleme serioze me alkoolin. Në sajë të mbështetjes së Sidit, vajza me emrin Meriyll arrin t'a dalë mbanë dhe të shpëtojë nga trafikimi.