• Banner

Lucinda Riley
Lucinda Riley

Lucinda Riley

Lucinda Riley lindi në Irlandë. Pas karrierës si aktore filmash, teatri dhe televizioni, shkroi librin e parë në moshën njëzetekatërvjeçare. Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe kanë shënuar mbi trembëdhjetë milionë kopje të shitura në mbarë botën. Ajo është autore bestseller e Sunday Times dhe New York Times. Tashmë Lucinda i është përkushtuar shkrimit të serisë Shtatë motrat, e cila rrëfen historinë e motrave të birësuara dhe bazohet në mënyrë alegorike në mitologjinë e yjësisë së famshme. Pesë librat e parë, Shtatë motrat. Historia e Majës, Motra në stuhi, Motra në hije, Motra e perlave dhe Motra e hënës, qëndrojnë në krye të klasifikimeve të librave më të shitur në të gjithë Europën. Të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra, janë blerë nga një kompani hollivudiane produksioni.

Filtrat aktiv

Botuesi: Dituria

Trëndafili i mesnatës, Lucinda Riley

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.

Çmimi 15,85 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e fluturave, Lucinda Riley

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje