• Banner

Motra ne stuhi, Historia e Allit, Lucinda Riley, libri i dyte
  • Motra ne stuhi, Historia e Allit, Lucinda Riley, libri i dyte

Motra ne stuhi, Historia e Allit, Lucinda Riley, libri i dyte

Alli D’Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. 

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Motra në stuhi, Historia e Allit, libri i dytë

Origjinali: The Storm Sister

Gjinia: Roman

Autori: Lucinda Riley

Shqipëroi: Dhimitër Gjodede

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 640

Pesha: 0.701 kg.

ISBN:978-9928-292-02-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Alli D’Aplieze ka shkuar të marrë pjesë në një nga garat më të rrezikshme në botë të anijeve me vela, kur merr vesh lajmin e vdekjes së papritur të babait të saj birësues. Teksa kthehet në shtëpinë e fëmijërisë për të takuar pesë motrat e tjera, ajo zbulon se i ati - një miliarder i pashoq misterioz, të cilin bijat e thërrisnin me dashuri Pa Salt - i ka lënë si trashëgim secilës prej tyre të dhëna tunduese, që do t’i ndihmojnë të zbulojnë origjinën e vërtetë.

Së fundi, Alli ka nisur të përjetojë një marrëdhënie të thellë e pasionante dashurie, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin e saj. Por tashmë jeta i merr një kthesë të papritur dhe Alli vendos të heqë dorë nga deti e lundrimi dhe të ndjekë gjurmët që babai i ka lënë, gjurmë të cilat do ta çojnë në Norvegjinë e bukur e të akullt...

Atje, Alli fillon të zbulojë rrënjët - sesi historia e saj lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë të një këngëtareje të re, krejt të panjohur për të, Ana Landvikun, e cila gati 100 vjet më parë këndoi në premierën e Per Gyntit, dramën e Ibsenit, orkestruar nga Edvard Griegu, ikonë e muzikës.

E ndërsa mëson më shumë për Anën, Alli fillon të pyesë veten kush ishte në të vërtetë Pa Salti, babai i saj. Dhe pse motra e shtatë nuk u birësua kurrë... Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme.

Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
8 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dhoma e fluturave, Lucinda Riley

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e Diellit, Lucinda Riley

Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...  

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trëndafili i mesnatës, Lucinda Riley

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)