Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Bindja, Jane Austen

Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: PA

Lifti i Schindlerit, Darko Cvietiq

Një lift, që bart njerëz, orendi, gjithçka nëpër trembëdhjetë kate të një ndërtese të kuqe, bart kohërat, bart llafe,kufoma dhe tabute, fëmijë me e pa kokë …
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: PA

Hic sunt leones, Katerina Poladjan

Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Ars&Academic

Një jetë për shqiptarinë, Genc Drini, Ardian Muhaj

Më 26 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se “ka qenë iniciator dhe organizator i Komitetit për Shpëtimin e Shqipnisë Etnike, i organizatës së Ballit Kombëtar”, dhe e dënoi me 15 vjet burg. Me ulje dënimi në pesë vjet, u lirua në dhjetor 1949.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Dëgjo sa fort më rreh zemra, Wislawa Szymborska

Pushimin e amshuar toka ia fali, sado që e ndjera s'iu qas dot në gjallje pararojës me vlera. Varr i thjeshtë? Ka drejtësi poetike, ama, thjesht një vajtojcë, qyqe, një gjembac. Kalimtar nxirr lap-topin dhe merru me fatin e Szymborskas një hop.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mbi natyrën, Lukreci

I gjithë ky mjerim e shkatërrim gjen jehonë të fortë në zemrën e pikëlluar të Lukrecit, i cili kërkon të mbretërojë paqja në botë. Në invokacionin, drejtuar hyjneshës Venus, ndër sa të tjera thotë: Pra aq ma tepër kësaj vepre time jepi një shije të mos njohë mbarim; shueje njëheri, o hyjneshë e dashun, këtë lakmi mizore të vllavrasjes, që ka shpërthye...
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, botim i plotë, At Zef Pllumi

Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...
17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Nga goja e balenës, Sigurjó Birgir Sigurôsson (Sjón)

Është viti 1635, Islanda është një botë e errësuar nga bestytnitë , varfëria dhe mizoria . Burrat e shkencës mrekullohen me birin e njëbrirëshit , populli i varfër adhuron Virgjëreshën në fshehtësi dhe ngado ka libra dhe njerëz që digjen në pirgje .
9,35 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Ëngjëlli i harresës, Maja Haderlap

Historia përqëndrohet në përvojat e një vajze të re që mëson të lundrojë në terrenin midis dy komuniteteve armiqësore dhe dy gjuhëve jashtëzakonisht të ngarkuara .
10,20 GBP
More
Në gjendje

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
17,00 GBP
More
Në gjendje