Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Tzvetan Todorov

Tzvetan Todorov, një teoricien i letërsisë dhe historian i ideve, lindi në Bullgari më 1939 dhe emigroi në Francë kur komunizmi mbërtheu vendin e tij të lindjes.

Autor i dhjetëra librave, Todorov kishte më për zemër temat e fantazisë në letërsi, pasojat morale të kolonionalizmit, fanatizmin dhe Holokaustin.

Një dishepull i Roland Barthes, Todorov mori famë në vitet 1970 për punën e tij mbi strukturalizmin, një metodë interpretimi – ndikuar nga antropologjia kulturore – e cila fokusohet në tiparet përsëritëse në të menduar dhe në sjellje.

Ai zhvilloi studimin e tij në proceset formale të rrëfimtarisë në një libër të vitit 1974, Hyrje në letërsinë fantastike, në të cilin ekzaminoi tiparet e teksteve me bazë fantazinë, të tilla si Njëmijë e një net, dhe Metamorfoza e Kafkës.

Ai ishte veçanërisht i tërhequr nga ngjarje të trazirave morale. Te libri Konkuista e Amerikës: Çështja e “tjetrit” (1985), ai doli në konkluzionin se popujt indigjenë, ndryshe nga europianët, nuk e kishin konceptin e “tjetrit” dhe ishin të paaftë të mbronin veten kundër  një armiku që mund të manipulonte perceptimin e tyre mbi realitetin.

Filtrat aktiv

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Letërsia në rrezik, Tzvetan Todorov

"LETËRSIA NË RREZIK" shfaq TZVETAN TODOROVIN, dijetarin e Qarkut të Parisit, teoricienin e njohur, në fushën e gjerë të teorive estetike, veçan mbiletërsinë. TODOROVI skicon statusin e teorive në traditën e gjatë të tyre dhe prek letërsinë sot, gjithnjë duke sugjeruar si objekt studimi e mësimi në shkollë Letërsinë, para metodologjisë. "LETËRSIA NË...
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje