Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i mrekullueshëm i Poliksenës, Bianca Pitzorno

Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pemëve, J.M.G. Le Clezio

A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t’i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.
2,98 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Balabiluja, J.M.G. Le Clezio

“A jua kam treguar historinë e Balabilusë?” – pyeti Namani, peshkatari i vjetër Lalën dhe fëmijët e tjerë. Ata tundën kokën në shenjë mohimi. Këtu fillon historia e mrekullueshme e një mbreti të madh, që kishte një vajzë shumë të bukur, që e quanin Lejla.
3,57 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lehtësia e padurueshme e qenies, Milan Kundera

Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme.
10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kam shumë për të thënë, Christophe Van Gerrey

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Krimi kibernetik, Misha Glenny

Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Fairy Oak, Sekreti i Binjakeve, Elisabetta Gnone, Libri 1

Fairy Oak është një fshat magjik dhe i lashtë, i fshehur në mjegullat e kohëve të paharrueshme. Nëse niseni ta kërkoni, do t’ju duhet të udhëtoni mes maleve skoceze dhe kodrave normane, nëpër luginat e lulëzuara të Bretanjës, mes livadheve të gjelbra irlandeze dhe gjireve të oqeanit.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.
5,95 GBP
More
Në gjendje