• Banner

Librat më të shitur 2018
Librat më të shitur 2018

Librat më të shitur 2018

Këto janë librat më të shitur te Shtëpia e Librit gjatë vitit 2018

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Zahiretë, Vladimir Myrtezai

"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".

Çmimi 184,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001333

Botuesi: Dituria

Harku i triumfit, Erih Maria Remark

Harku i Triumfit është një roman i fuqishëm, i bukur, dramatik. Ai është shkruar me nerv, me ngjyra të forta, dhe faqet e tij pasionante, të përkthyera me mjeshtëri nga Robert Shvarc, e rrëmbejnë lexuesin në universin që shpalosin.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje