"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh.
Trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë.
Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
Në këtë numër të vjetër të revistës, janë paraqitur këngët "Fyelli i Dibrës", mbledhur nga Haki Stërmilli dhe "Lahuta e butë e Dukagjinit", mbledhur nga Ndoc Vasis.