Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Hannah Arendt, (lindur më 14 tetor 1906 në Hanover, Gjermani – vdiq më 4 Dhjetor 1975 në Nju Jork, SHBA). Ishte një filozofe dhe shkencëtare politike amerikane e lindur në Gjermani, e njohur për studimet e saj mbi totalitarizmin.
Ajo studioi në universitete të ndryshme në Gjermani ku hyri në një marrëdhënie romantike me një nga mësuesit e saj, filozofin Martin Heidegger, marrëdhënie që vijoi deri në vitin 1928. Në vitin 1933, kur Heidegger u bashkua me Partinë Naziste dhe filloi të zbatonte politikat arsimore naziste si rektor i Universitetit të Freiburgut, Arendt, e cila ishte hebreje, u detyrua të arratisej për në Paris. Ajo u martua me Heinrich Blücher, një profesor filozofie, në vitin 1940. Ajo arriti të emigrojë në SHBA bashkë me bashkëshortin më 1941 pasi nazistët pushtuan Francën.
Ajo filloi të punonte në Nju Jork si drejtoreshë kërkimore për Konferencën e Marrëdhënieve Hebraike (1944-1946), kryeredaktore e shtëpisë botuese Schocken Books (1946–48), dhe drejtoreshë ekzekutive (1949–52) e Organizatës së Rindërtimit Kulturor Hebraik, e cila u përpoq të shpëtonte shkrimet e hebrenjve të dëmtuara nga nazistët. Ajo u natyralizua shtetase amerikane më 1951 dhe lekturoi në Univestitetin e Çikagos nga viti 1963 deri më 1967 e më pas në Nju Jork.
Reputacioni i Arendt si një mendimtare e madhe politike u krijua nga libri Origjinat e Totalitarizmit (1951), i cili trajtoi edhe anti-semitizmin, imperializmin dhe racizmin e shekullit të 19. Arendt shikonte rritjen e totalitarizmit si pasojë e shpërbërjes së shtetit-komb tradicional. Ajo argumentonte se regjimet totalitare, përmes kërkimit të pushtetit politik bruto dhe neglizhencës për aspektet materjale apo utilitare, e patën revolucionarizuar strukturën shoqërore dhe e kishin bërë politikën bashkëkohore pothuajse të pamundur për t’u parashikuar.
Gjendja njerëzore, publikuar më 1958, ishte një trajtim i gjerë dhe sistematik i asaj që Arendt e quante vita activa (Jetë aktive në latinisht). Ajo mbronte idealet klasike të punës, shtetësisë dhe veprimit politik kundër asaj që ajo e konsideronte një fiksim i zhvlerësuar tashmë me mirëqenien. Si shumica e punës së saj, edhe kjo vepër i detyrohet në një masë të konsiderueshme stilit filozofik të Heideggerit.
Në një libër shumë kontrovers, Eichmann në Jeruzalem (1963) i cili bazohet në raportimet e saj mbi gjyqin e kriminelit të luftës Adolf Eichman më 1961, Arendt argumentoi se krimet e Eichmann rezultuan jo nga të qenit një karakter i ulët apo kriminal, por nga “të pamenduarit” ekstrem: ai ishte vetëm një burokrat ambicioz që dështoi të reflektojë mbi atë gjënë e stërmadhe që po bënte. Roli i tij në shfarosjen në masë të hebrenjve mishëronte “banalitetin e së keqes, të frikshëm dhe që sfidon fjalën dhe mendimin”, një banalitet që ishte përhapur në të gjithë Europën në atë kohë. Refuzimi i Arendt për të konsideruar Eichmann si djallëzor për së brendshmi shkaktoi kritika të forta si nga intelektualët hebrenj, ashtu edhe nga ata johebrenj. Debati u rigjallërua edhe katër dekada pas vdekjes së Arendt me publikimin e librit Eichmann vor Jersualem: das unbehelligte Leben eines Massenmörders (Eichman Para Jeruzalemit: Jeta e Paekzaminuar e një VRasësi në Masë, 2014), nga Bettina Stangneth. Ky libër i mbështetur në burime që nuk ishin të disponueshme në kohën e Arendt, hedh poshtë karakterizimin e Eichman si “banaliteti i së keqes” duke argumentuar se Eichmann kishte qenë prej kohësh antisemit.
Arendt rifilloi kontaktet me Heideggerin në vitin 1950 dhe në esetë e mëvona e mbrojti atë duke pretenduar se angazhimi i tij me nazistët ishte vetëm një gabim i një filozofi të madh. Në fund të shekullit të njëzetë, pas publikimit të një volumi letrash mes Arendt dhe Heiddeger të shkruara mes viteve 1925 dhe 1975, disa studiues sugjeruan se lidhjet personale dhe intelektuale me ish-mësuesin e saj e kanë shtyrë Arendt të mbajë një qëndrim të butë përkundrejt tij, diçka që është jokonsistente me dëmimin tërësor që ajo ka bërë për bashkëpunimin e të tjerëve me regjimin si dhe me këmbënguljen e saj në shkrime të ndryshme se çdo akt kompromisi me të keqen është tërësisht imoral.
Veprat e tjera të Arendt përfshijnë Mes të shkuarës dhe të ardhmes (1961) dhe Mbi Revolucionin (1963), Burra në Kohë të Erëta (1968), Mbi Dhunën (1970), dhe Krizat e Republikës (1972).
Janë 3 libra.
Referenca: SKU001255
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
check_circle
check_circle